Presidenti i Republikes, Bamir Topi njoftoi zyrtarisht gjatë një
konference per shtyp me homologun  malazez vujanovic, se eshte terhequr
nga pjesemarrja ne samitin e ukraines, per shkak te keqtrajtimit qe
autoritet vendase po i bejne ne burg, ish-kryeministres Yulia Tymoshenko.



Duke ju bashkangjitur vendeve te BE-se, ne vendimin e tij, presidenti shqiptar behet i pari ne Europen Juglindore, qe bojkoton kete samit.

"Unë mund t’ju them sot që, dje në mëngjes unë kam paraqitur vendimin tim pranë strukturave tona diplomatike dhe pranë strukturave që menaxhojnë këtë Samit për të mos marrë pjesë duke iu bashkëngjitur linjës së vendeve të BE-së për të protestuar nëpërmjet bojkotit për mënyrën e trajtimit të ish-kryeministres Yulia Tymoshenko, e
Bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve, po bojkoti bëhet ndaj vendit mikpritës, jo si vend, Ukrainës, por pikërisht standardit të demokracisë që sot vërtet është një krizë të ushtrimit të tij

Bamir Topi
President i Republikes cila natyrisht sikurse dihet edhe nëpërmjet përcjelljes që ka bërë media, po i nënshtrohet një trajtimi jo njerëzor. Kështu që, në mënyrë të qartë jemi shprehur që do të bojkotojmë këtë takim. Kuptohet bojkoti nuk bëhet ndaj vlerave të Samitit të Presidentëve, po bojkoti bëhet ndaj vendit mikpritës, jo si vend, Ukrainës, por pikërisht standardit të demokracisë që sot vërtet është një krizë të ushtrimit të tij", tha Topi.

Nderkohe qe Presidentit i Malit te Zi, Filip Vujanoviç, vleresoi rolin stabilizues qe Shqiperia ka ne rajon.

Gjate takimit qe paten dy presidentet u angazhuan per thellimin dhe zgjerimin e bashkpunimit te vazhdueshem dhe efikas ne fushat me interes te ndersjelle, ku me kryesore mbetet bashkpunimi nderkufitar, si dhe realizimin e aspirates integruese te dy vendeve drejt BE-se.